Bebe Rexha bën ndryshimin drastik në pamje- transformohet në zeshkane

Këngëtarja me prejardhje shqiptare por me famë botërore ka marrë vëmendje teksa ka treguar ndryshimin drastik që ka bërë në pamje, shkruan lajmi.net.

Ajo është shfaqur me flokë të zi korb të prera shumë shkurt si dhe përpara më balluke.

Ky stil i ri i saj u komentua shumë nga fansat të cilët disa e komplimentuan e disa jo.

 

Këngëtarja e ka theksuar se këto foto janë nga prapaskenat e filmit “Queen Pins” ku do të marrë pjesë.

Siç vërehet Bebe Rexha këtë ndryshim e realizoi duke vendosur paruke.

 

Ndryshe, “Better Mistakes” është albumi i këngëtares të cilin e publikoi në maj.