Beatrixa nuk i paska kushtuar këngë vetëm Donaldit, ajo dikur i ka dedikuar këngë edhe ish-it

Beatrix Ramosaj është këngëtarja nga Kosova dhe njëherish ish banorja e BBV e cila po komentohet shumë në rrjetet sociale, sidomos pas lidhjes së saj që nisi në format me Donald Veshajn, shkruan lajmi.net.

Ndonëse romanca e tyre u kritikua e paragjykua shumë nga publiku, çifti vazhduan rrugëtimin krahë njëri-tjetrit.

Javë më parë Beatrix i ka dedikuar këngë Donaldit me titull “Faj” duke përshkruar historinë e dashurisë së tyre.

Mirëpo, kjo nuk është hera e parë kur ajo i dedikon këngë partnerit.

Dikur Trixa e cila ishte bashkë me Ervi Cenollin ku kishin vallëzuar së bashku në “Dancing with the stars 6”, kishte zgjedhur për në sfond këngën e saj dedikuar atij.

Për më shumë shikojeni videon./Lajmi.net/