Beatrix vjen në Kosovë për Bajram, publikon pamje

Beatrix Ramosaj, mbetet një prej emrave më të komentuar në showbiz gjatë muajve të fundit.

Ajo para disa kohësh u shfaq me një video ku tregoi se si ndjehej për bullizimin që iu bë pas daljes nga “Big Brother VIP”.

Ndërsa tani siç duket për festen e Fitër Bajramit, këngëtarja ka vizituar vendlindjen e saj, Deçanin.

Nga aty këngëtarja ndau disa imazhe ku shfaqej mjaft tërheqëse dhe e buzëqeshur.

 

“Kam screenshots🤭”, ishte mbishkrimi i këngëtares.

Kujtojmë se kënga e fundit e Beatrix titullohet “Ma shumë se ti” dhe ishte dedikim për ish të dashurin e saj, Donaldin.

Beatrix bashkë me Donaldin krijoi një lidhje brenda “BBV”, por kjo lidhje përfundoi pak orë pas përfundimit të spektaklit.