Bearti duket se që prej disa muajve kishte treguar indirekt se është bashkë me Tean.
Tea dhe Bearti tash e sa kohë ishin përfolur për një lidhje të mundshme në fshehtësi, ani pse Tea ishte deklaruar se është me Andin, shkruan lajmi.net.
Por, fotografitë që u publikuan dje e vërtetuan gjithë atë që e kishte thënë edhe ish-konkurrentja, Shqipe Hysenaj.
Madje, vet Bearti me një video sqaruese e konfirmon se ata janë në lidhje dhe se dashuria e tyre është mëe bukura e të gjitha dashurive.
Por, duket se në nëntor të vitit që e lamë pas kishte publikuar një foto me Tean, të cilës ia kishte fshehur fytyrën.

“Ndonjëherë ju duhet të luani rolin e një budallai, të mashtroni budallanë që mendon se ju mashtrojnë”, ishte mbishkrimi që ai ia kishte lënë fotos. /Lajmi.net/




