BE ul edhe më shumë emetimet e CO2? Kufizimet e planifikuara tashmë mund të rishikohen

Nëse “Marrëveshja e gjelbër evropiane” është një zgjidhje që do të ndalë ndryshimin negativ të klimës dhe të lejojë një ekonomi të klimës neutrale në BE deri në vitin 2050, një gjë e tillë do të dihet brenda disa viteve.

Prodhuesit e makinave që shesin modelet e tyre në BE mund të përballen me synime edhe më të vështira për uljen e emetimeve të CO2 pasi Komisioni Evropian sinjalizoi se do të rishikonte synimet e përcaktuara tashmë për 2030, shkruan Reuters.

Sikur kufiri prej 60 g / km për vitin 2030 të mos jetë vendosur siç duhet, presidentja e sapo zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, e ka hedhur çështjen e ndryshimit të klimës në krye të agjendës së saj legjislative gjatë pesë vjetëve të ardhshëm.

Komisioni do të propozojë rishikimin e legjislacionit mbi standardet e emetimeve të CO2 për makina dhe automjete të lehta tregtare “deri në qershor 2021” për të siguruar një rrugë të qartë nga zero deri në 2025 e tutje në lëvizshmëri me emetim zero, sipas një dokumenti të quajtur Marrëveshja e Gjelbër Evropiane .

Në prill, Bashkimi Evropian miratoi rregullore që detyrojnë prodhuesit që shesin makina në BE të zvogëlojnë emetimet mesatare të CO2 me 37.5 për qind deri në vitin 2030, në 60 gramë për kilometër nga një bazë fillestare prej 95 g/km deri në vitin 2021.

Në vitin 2018, emetimet e CO2 të makinave të reja u rritën për të dytin vit radhazi dhe u rritën në 120.4 g/km.

Komisioni i ri Evropian paralajmëron planin e tij afatgjatë për një ekonomi të BE-së me klimë neutrale.

Komisioni do të propozojë një objektiv të ri brenda mandatit të tij, por çdo hap i tillë do të merret me një vlerësim paraprak të ndikimit ekonomik dhe do të kërkojë miratimin e parlamentit të BE për zbatimin e legjislacionit.

Sidoqoftë, KE nuk pranoi të komentojë nëse niveli i planifikuar i uljes së CO2 prej 15 për qind për 2025 gjithashtu do të rishikohej.

Objektivat e zvogëlimit të emetimeve janë pjesë e angazhimit të BE-së për të adresuar ndryshimin e klimës duke u përpjekur për neutralitetin e karbonit deri në vitin 2050. Andaj, është e mundur të rivlerësohet nëse vlerat e synuara kanë rezultuar të efektshme për të arritur objektivat e politikës, kështu që ato mund të rregullohen nëse është e nevojshme, transmeton KosovaPress.

Transporti rrugor vlerësohet të përbëjë një të pestën e emetimeve totale të gazeve serë në BE dhe gjurmët e tij të CO2 janë rritur që nga viti 2014, sipas shifrave të fundit nga Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA).

“Shoqata gjermane e industrisë së automobilave (VDA) ka thënë se është kundër çdo objektivi të ri, pasi “ekziston rreziku që synimet më të rrepta të emetimeve në të gjithë botën mund të forcohen më tej, megjithëse objektivat e tanishëm janë rënë dakord vetëm vitin e kaluar””, tha presidenti i VDA-së Bernhard Mates .