BE ofron 1 miliard euro për vaksinën kundër koronavirusit

Komisioni Europian premton 1 miliardë euro për zhvillim e vaksinës, testeve dhe trajtimeve kundër koronavirusit, duke filluar me një konferencë ndërkombëtare donatorësh.

“Kjo është një përpjekje e ‘Ekipit të Europës’”, deklaroi presidentja e komisionit, Urusla von der Leyen ndërsa njoftoi shifrën, duke nënkuptuar se do të përfshihen kontributet e vendeve anëtare të BE-së.

“Shtrirja e përgjigjes sonë duhet të përputhet me qëllimin e krizës”, theksoi presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.

“Këto janë ditë të errëta, por gjithashtu janë ditë që zbulojnë më shumë për humanizmin tonë”, shtoi ai.