BE-ja vendos rregulla për inteligjencë artificiale

Bashkimi Evropian do t’u bëjë thirrje autoriteteve dhe subjekteve afariste të mendojnë me kujdes para se ta vendosin teknologjinë për njohjen e fytyrës. Komisioni Evropian nesër do ta vendos skenën e rregullave evropiane për inovacione, sektor në të cilin tani dominojnë SHBA-ja dhe Kina.

Komisioni, rregullator i fuqishëm i BE-së, dëshiron të përgjigjet në shqetësimin e qytetarëve evropian për rëndësinë e rritur të inteligjencës artificiale në jetët e tyre, në moment të raporteve nga Kina për përdorimin e teknologjisë për njohjen e fytyrës.

“Atë që e pashë në Hong-Kong është jashtëzakonisht tmerruese”, deklaroi zëvendëskryetarja e Komisionit dhe komisare për politikë digjitale Margaret Vestager.

“Njerëzit merrnin porosi: E dimë se jeni këtu, ndoshta duhet të ktheheni në shtëpi. Kjo nuk është edhe thirrje për tubime të lira apo shprehje të lira” tha Vestager, duke e përshkruar valën e protestatve kundër Pekinit.

Por në vend të ndalesës së drejtpërdrejtë apo moratoriumit, për të cilën nevojitet mbështetje nga vendet anëtare, Vestager deklaroi se në Bruksel do t’u rekomandojë autoriteteve dhe subjekteve afariste.