BE-ja, letër Serbisë: O me ne, o me Rusinë!

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, dhe Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, dërguan letër në Beograd.

Dy zyrtarët e lartë të BE-së kanë përshëndetur mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale e parlamentare më 3 prill në Serbi, përderisa kanë kujtuar “detyrat e mëdha” që e presin shtetin serb drejt aspiratës për t’u anëtarësuar në Union.

“BE-ja pret të angazhohet me presidentin dhe qeverinë e ardhshme për të çuar përpara vendimin strategjik të Serbisë për t’u anëtarësuar në BE”.

“Ne e inkurajojmë Serbinë që të dëshmojë rezultate reale dhe të prekshme, posaçërisht në sundimin e ligjit dhe normalizimin e raporteve me Kosovën, përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, që përcakton dinamikën e përgjithshme të procesit të negociatave të anëtarësimit”, theksohet në letrën e dyshes Borrell dhe Varhelyi, njofton Klan Kosova.