BE: Është e vështirë të verifikohet nëse Prigozhin ka vdekur vërtet

Bashkimi Evropian tha se është “e vështirë të verifikohen” raportet se lideri i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka vdekur në një aksident aeroplani mbrëmë.

“Kemi parë raporte mbi rrëzimin e aeroplanit në të cilin dyshohet se humbi jetën Yevgeny Prigozhin, lideri i grupit Ëagner, së bashku me anëtarët e rrethit të tij dhe anëtarët e ekuipazhit”, tha Peter Stano, zëdhënës i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë në një konferencë për shtyp, transmeton Telegrafi.

“Sikurse shumë gjëra tjera në Rusi, për ne është vështirë të konfirmohet, për këtë as ne nuk duam të bëjmë komente”, shtoi Stano.

Ai theksoi se veprimet negative të Prigozhinit dhe grupit Wagner dihen botërisht, siç është pjesëmarrja në luftën në Ukrainë dhe operacionet në vendet afrikane.

“Ngado që ishin kanë lënë gjurmë të shkeljes së të drejtave të njeriut. Ka shumë papërgjegjësi”, shtoi Stano.