A ka kush që e ndal Dafinën? Pas suksesit “Si mua” po vjen me një bashkëpunim të ri

Padyshim vera e vitit 2023 i takon Dafina Zeqirit.

Hite të njëpasnjëshme ka publikuar ajo teksa ka numëruar koncerte të shumta, shkruan lajmi.net.

Pas këngës “Si mua” që ishte shumë e suksesshme e që është bashkëpunim me Elgit Dodën, Dafina po vjen me një bashkëpunim të ri.

Kësaj radhe ajo po vjen me bashkëpunim me Elinelin.

“A m’ke dasht” titullohet kënga e tyre e që publikohet sonte.

Presim që edhe kjo këngë e Dafinës të pëlqehet nga publiku.