BE bën hapin e madh drejt ofertës së Ukrainës për anëtarësim në bllok

Ambasadorët e Bashkimit Evropian sot kanë rënë dakord që të shqyrtojnë ofertat e Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë për t’u bashkuar në BE, duke filluar procesin e gjatë deri te pranimi. 

Në një postim në Twitter, Presidenca franceze e Këshillit të BE-së njoftoi se, 27 Përfaqësuesit e Përhershëm të Vendeve Evropiane kishin rënë dakord të ftojnë Komisionin Evropian të paraqesë një opinion për secilën prej aplikimeve për anëtarësim në BE, transmeton Indeksonline.

Vendet që dëshirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian duhet të përmbushin “kriteret e anëtarësimit”, të cilat përfshijnë reforma komplekse sociale, ligjore dhe politike, raporton CNN.

Sipas rregullave të BE-së ato janë “kushte thelbësore që të gjitha vendet kandidate duhet të plotësojnë për t’u bërë një shtet anëtar”.

“Kapaciteti i BE-së për të absorbuar anëtarë të rinj”, është gjithashtu pjesë e konsideratës për lejimin e vendeve të reja për t’u bashkuar me bllokun.

Ndërkohë, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel në një postim në Twitter tha se oferta e anëtarësimit të Ukrainës do të diskutohet në “ditët e ardhshme”./Indeksonline/