Zëdhënësi i Alternativës së Gashit, Orhan Murtezani tha se shqiptarëve nuk u nevojitet siç e quajti ai “nëna e madhe e pa moralshme”
“Dikush që e quan veten “Nëna e Madhe”, ndërkohë, i shan 700 mijë nëna shqiptare dhe nuk është e moralshme të tregojë se çfarë duhet të bëjnë partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut”-theksoi Orhan Murtezani, zëdhënës i Alternativës.
“Dëgjoj zëra që zihen ca, se ky ka qenë BDI e ai ka qenë BDI! Këta të vegjlit që kanë ikur prej të nëna e madhe të gjithë kanë qenë në Bashkimin Demokratik për Integrim. Dhe BDI është vërtetë nëna e madhe që ju thotë mos u zini por ejani te shtëpia juve, mos rrini rrugëve”-tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Deklarata e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti ka acaruar partitë shqiptare, Lëvizjen Besa, Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën, raporton Alsat. Zëdhënësi Lëvizjes Besa Arijanit Hoxha duke ironizuar me deklaratën e Ahmetit tha se në zgjedhjet e 12 prillit partitë shqiptare duhet të garojnë në dy blloqe.
Nëse BDI ka kapacitet që të jetë ajo ‘nëna e madhe’ e partive tjera, të paktën partitë që i ka në qeveri le të mundohet që t’i bashkoj rreth vetes dhe të shkojmë në zgjedhje si dy blloqe. Ata që janë në qeveri dhe ne që jemi në opozitë. Për partitë, të cilat BDI i ka partner koalicioni në qeveri lindin dyshime shumë të mëdha se janë pikërisht ato që BDI i lëshon të bëjnë këto përçarje, apo në një formë stigmatizimin e partive politike tjera që të mos mund të bashkohen apo të mos mund të dalin në blloqe sa më të vogla”-tha Arjanit Hoxha, zëdhënës i Lëvizjes Besa.
Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se me deklaratat e tilla, Ahmeti zbuloi fytyrën e vërtetë të partisë së tij si përçarëse e shqiptarëve. Zëdhënësi i ASH-së akuzoi BDI-në se për 17 vite ka krijuar “eksodin modern” duke i bërë shqiptarët masovikisht të braktisin vendin.
Ali Ahmeti duhet të jep llogari për dy dekadat qe është pjese e pushtetit, dhe jo të japë deklarata joserioze madje cinike që nuk i ngjasojnë një kryetari të partisë. Ai nuk mund të flas për unifikim, ai është përçarësi më i madh dhe në bazë të këtij parimi ai ka ‘sunduar’ duke qëndruar në pushtet”-pohoi Flakron Bexhati, zëdhënës i Aleancës për Shqiptarët.
Lidhur me koalicionin e mundshëm trepalësh mes Aleancës për Shqiptarët, Lëvizjes Besa dhe Alternativës, partitë mbeten në qëndrimin për krijimin e një koalicioni fitues, por akoma nuk ka një konkretizim në këtë drejtim. Nga ana tjetër nënkryetarja e PDSH-së Fatmire Isaku tha sot se mbeten në qëndrimin e kreut të partisë.
Për këtë gjë keni deklaratën e kryetarit të partisë. Për momentin nuk kemi ndonjë ofertë serioze do të shohim ditëve në vijim”-pohoi Fatmire Isaku, Nënkryetare e PDSH-së.
Qëndrimi i Menduh Thaçi ishte që nuk do të bëj koalicion me asnjë parti shqiptare, duke mos e përjashtuar mundësinë që në zgjedhjet e 12 prillit të bashkëpunojnë me LSDM-në./Alsat
Maqedoni Murtezani: Nuk mund ta quajë veten “nëna e madhe” dikush që i...