BDI, partia e vetme shqiptare në Maqedoni që e përkrah marrëveshjen Hoti-Vuçiq

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) është partia e vetme shqiptare në Maqedoninë e Veriut, që zyrtarisht mbështet marrëveshjen Hoti-Vuçiq.
“Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përshëndetur Marrëveshjen e Uashingtonit midis Kosovës dhe Serbisë së bashku me njohjen e ndërsjellë midis Izraelit dhe Kosovës si dhe përcaktimin e Hezbollahut si organizatë terroriste”, ka njoftuar shërbimi për informim i BDI-së.
Për dallim prej partisë së Ahmetit, subjektet tjera shqiptare në Maqedoninë e Veriut nuk kanë dalur me ndonjë qëndrim lidhur me marrëveshjen Hoti-Vuçiq.

Zyrtarët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, si partnerë me Vetëvendosjen e Albin Kurtit, kanë qëndrim kryesisht negativ ndaj pjesës më të madhe të marrëveshjes.