Në seancën e sotme për “Monstrën” u vërtetua se personi që e ka bërë ekspertizën per pjesën e ekpertizës së dheut, ka përgatitur ekpertizë të rrejshme. Snezahana Nikollovska e ka punuar pjesën e ekspertizës së dheut ku është kryer vrasja, në Smillkovë, pjesën edheut në Vrazhivir dhe të veturës “Opel Omega”.
E pyetur se përse në ekpertizë ka shkruar fjalë për të cilat nuk është bërë analizë, ajo tha arsyetime të ndryshme.
Prokurorja e lëndës Fatime Fetai e pyeti se a është e vetëdijshme se ajo ka përgatitur dokument të rrejshëm?
Ajo u përgjigj se nuk ka sqarim.
Ndërsa e pyetur se me urdhër të kujt e ka bërë këtë?
Ajo u përgjigj se me urdhër të askujt, por nuk ka shpjegim as për këtë.