BDI-në do e çojnë shqiptarët në opozitë!

Shkruan: Adnan Azizi

Nuk ka subjekt politik maqedonas që nga koha e Cërvenkoskit, Gruevski, Zaevit, Kovaçevskit dhe Mickoskit që nuk preferojnë ta kenë BDI-në partnere. Jo rastesisht një akademik maqedonas kishte deklaruar njëherë se Ali Ahmetin ne maqedonët duhet ta shpallim ‘pasuri kombëtare’, sepse është shumë e thjeshtë, gjitha akrobacionet antishqiptare, rastet e montuara politike, subjektet maqedone i kanë bërë me partinë servile shqiptare sot e 20 vite siç është BDI!

Deklarimet dikur të LSDM-së se e duam qeverinë pa BDI-në dhe sot të VMRO-së “kundër ” BDI-së ishin të akorduara për ngritur reitingun e BDI-së e cila nga 8% tani ka rënë në 6 % dhe vazhdon të bjerë dita ditës. Pika e përbashkët e gjithë partive maqedone është dëshira për ta patur BDI-në në “shtratin” e vet politik!

Besoni se komandanti që thoshte dikur “flasim shqip shqip” shumë bukur e zotëron gjuhën e marrëveshjeve për ta ruajtur pushtetin me çdo kusht!

Mbajeni mend një gjë:

Kësaj radhe, BDI do shkojë te shpija çfarëdo që të planifikoj LSDM-ja, VMRO-ja dhe Alija!