BDI sulmon Shasivarin: Po ua mohon studentëve shqiptarë të drejtën për provim në shqip BDI-ja e ka cilësuar skandaloz propozimin e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, për dhënien e provimit të jurisprudencës pjesërisht në shqip dhe pjesërisht në maqedonisht. Sipas BDI-së, kjo zgjidhje bie ndesh me Kushtetutën dhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve, ndërsa studentët shqiptarë kanë të drejtë ta japin provimin në gjuhën shqipe. Partia e akuzon Shasivarin për ndryshim qëndrimi pas ardhjes në pushtet, duke pretenduar se ai tani mbron një propozim që më parë e kundërshtonte. BDI-ja u bëri thirrje aktorëve politikë ta dënojnë këtë propozim dhe të kërkojnë zbatimin e ligjit, në vend të kompromiseve që, sipas saj, cenojnë të drejtat e shqiptarëve.
Lajme BDI kundërshton propozimin e Shasivarit për provimin e jurisprudencës: Ligji dhe Kushtetuta...



