BDI-ja nuk komenton koalicionin eventual parazgjedhor mes LSDM-së dhe partive shqiptare

BDI-ja nuk komenton koalicionin e mundshëm parazgjedhor mes LSDM-së, Besës dhe PDSH-së. Përderisa kreu i kësaj partie tha, me ironi tha se s`din asgjë për këtë, zëdhënësi Bujar Osmani tha se e rëndësishme është që Qeveria, pas zgjedhjeve të formohet me partinë fituese.

“Ah, nuk shoh kurrgjë unë në këtë bashkëpunim, se s’di kurrgjë. Nuk di”-pohoi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

“Sistemi, pas Marrëveshjes së Ohrit nuk njeh përfaqësim tjetër përveç të atyre që e përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve. Nëse fitojnë ato parti, kuptohet se ato do të jenë në Qeveri. Ai që do të fitojë te shqiptarët, ai do t’i përfaqësojë shqiptarët në Qeveri. Këtë çështje, për fat të keq ne e kemi kuptuar në mënyrën më të keqe të mundshme përmes përvojës. 2006-2008 na tregoi se shteti nuk mund të tolerojë një gjë të tillë edhe njëherë”-theksoi Bujar Osmani, BDI.

Duke ju referuar vetëm bllokut politik shqiptar, Osmani në përgjigjen e tij anashkaloi faktin që BDI-ja është në koalicion parazgjedhor me LSDM-në, parti e cila kishte më pak vota se VMRO-DPMNE-ja, në zgjedhjet e vitit 2016./Alsat