Alarm për bombë në gjimnazin e tetovës, nxënësit dhe stafi dalin jashtë objektit!

Një alarm për vendosje të mundshme të bombës është dhënë në Gjimnazin e Tetovës. Siç mëson tetova1, pas alarmit, nxënësit dhe stafi i shkollës kanë dalë jashtë objektit, ndërsa pritet që organet kompetente të ndërmarrin kontrollet e nevojshme për të verifikuar situatën.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh, sa i përket alarmeve për bomba në shkolla./tetova1