BDI e gatshme të pranojë mandatin e kryeministrit vetëm për një muaj!

Xhevdet Hajredini

Me qëllim që mashtrimin e madh ta shpallin të suksesshëm, gati janë ta pranojnë, jo katër apo një vit, por edhe vetëm një muaj, kryeministri të jetë shqiptar, me kusht që ky të jetë muaj i parë.

Mund ta marrim me mend, me sa të shtëna dhe nga sa lloje armësh, do festohet kjo “fitore”, kur dihet se, si zakonisht, askush s’i merr në përgjegjësi ligjore, sikur të ketë edhe të plagosur.

Për fjalët e Zaevit, se “shqiptarët nuk vlejnë për pesë pare”, Ali Ameti, në vend që ti rrëfehet Çim Pekës, gazetarit të tv. SYRI në Tiranë, “se e paskan prekë pa masë, se eshtrat deri në varr na I ka fyer, dhe se më shumë e paska prekë që nuk pati reagim kombëtar nga intelektual, nga analista, nga publicistë, se edhe atij këtu I paska mbetë hatri”, se ai “në asnjë mënyrë nuk I fyen bashkëqytetarët e vetë maqedonas”, më mirë do ishte t’i thotë atje ku duhet dhe paguhet, në foltoren e Kuvendit të Maqedonisë.