BDI e gatshme ta marë edhe para edhe mbrapa postin e kryeminsitrit, në afat një vjeçar (3+1)?!

Parlajmërimi i Presidentit Stevo Pendarovski se nesër në ora 12 dë t’i jep mandatin për formimin e Qeverisë liderit të LSDM-së Zoran Zaev, automatikisht hedh poshtë njërin nga variantet e kërkesës së Bashkimit Demokratik për Integrim që vitin e parë të qeverisjes të merr këtë post kandidati i saj Naser Ziberi. Kjo sipas asaj që është folur deri më tani gjatë bisedimeve mes këtye partive për të vazhduar bashkëqeverisjen. Praktikisht mbetet në lojë mes Bashkimit Demokratik për Integrim dhe LSDM-së varianti që Bashkimi Demokratik për Integrim të merr këtë post pas një apo dy viteve të Qeverisjs me LSDM-në.
VMRO-DPMNE është në linjë me ish kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi se Parlamenti nuk quhet i konstituuar ende pa u zgjedhur kryetari i saj.

Nga ana tjetër nga presidenca mbajnë qendrimin se Presidenti Stevo Pendarovski është konsultuar me juristë të njohur dhe duke e llogaritur Parlamentin e ri të konstituuar pas verifikimit të mandateve të deputetëve. Pritet që VMRO të reagojë ndaj parlajmërimit nga Presidenca për dhënien e mandatit liderit të LSDM-së Zoran Zaev. Mbetet të shihet nëse Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë të negociojë edhe më tutje me LSDM-në postin e kryeministrit siç është përfolur tre vjet LSDM dhe një vit Bashkimi Demokratik për Integrim dy vjet LSDM dhe dy vjet Bashkimi Demokratik për Integrim.

Tv24 raporton se BDI po kërkon mandatin e kryeministrit për një vit, qoftë para, në fillim, qoftë mbrapa, në fund të mandatit.
I njëjti televizion raporton se Zaev brenda kohës po bisedon për shumicë edhe me Zijadin Selën e Afrim Gashin.