BDI do të ketë pesë zv/ministra dhe sekretar shtetëror

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Sistemit politik dhe marrëdhënies mes bashkësive, Artan Grubi ka deklaruar se BDI do të ketë pesë zv/ministra dhe pesë sekretar shtetëror.
“BDI do të ketë zv/ministra në Ministrinë e punëve të brendshme, Ministrinë e mbrojtjes, Ministrinë e transportit dhe lidhjes, Ministrinë e shëndetësisë dhe Ministrinë e drejtësisë. Do të ketë pesë sekretar shtetëror”, ka deklaruar Grubi, përcjell SHENJA.
Ai pret që këtyre ditëve të publikohen edhe emrat e tyre.