BDI Çair: Te ndërhyjë Ali Ahmeti – të ruhet uniteti partiak

TENDENCAT PËR TJETËRSIMIN E BDI-së SHKAKTON REVOLTË TEK ANËTARËSIA

Duke marrë parasysh situatën e krijuar organizative përbrenda BDI-së gjatë një periudhe dyvjecare, jemi të detyruar të ngrejmë zërin dhe të reagojmë me mish e me shpirt, pra BDI-në ta kthejmë në pozitën sic zhvilohej plot 18 vite – mirë të organizuar dhe mirë të struktuar.

Në këtë mënyrë nis reagimi I komunikatës së dërguar mediave nga Komuna e Cairit, ku në mesin e nënshkruesve vërrehen edhe emrat e Izet Mexhitit, Blerim Bexhetit, Musa Xhaferit, Nevzat Bejtës dhe shumë funksionarëve aktual e të dikurshëm të BDI-së.

Ata konstatojnë se gati për dy vite nuk funksionojnë dhe nuk themelohen organet statutare partiake dhe se vendimarrja politike është bërë pronë individuale.

Gishti drejtohet tek Artan Grubi, që sipas nënshkruesve, zgjedhjet kadrovike janë shndëruar në privilegj të tij dhe se sjellja arrogante e ekzekutivit kanë shkaktuar pakënaqësi, revoltë dhe pasivitet të strukturave dhe votuesve, që është reflektuar në zgjedhjet e fundit në Tetovë, ku sipas tyre, partia ka shënuar rënie.

Nënshkruesit e kërkesës kërkojnë debat politik brenda partisë, për tejkalimin e situatës, përgjegjësi dhe llogaridhënie nga mbajtësit e pushtetit ekzekutiv duke bërë thirrje që të ndërpritet, sic thonë lufta politike brenda llojit.

Nënshkruesit e letrës I kanë bërë thirrje anëtarësisë dhe strukturave partiake që të angazhohen në evitimin dhe tejkalimin, sic thonë, të këtyre dukurive dhe situatës, duke kërkuar nga lideri I BDI-së, Ali Ahmeti, që të shfrytëzojë autoritetin e vet politik dhe statutar për gjetjen e një zgjidhjeje, sic thuhet në komunikatë, për ruajtjen e unitetit partiak. /KlanMacedonia/