Bayerni projekton transferimin e Sadio Manes

Bayern Munich është duke shikuar mundësinë e transferimit të anësorit të Liverpool, Sadio Mane në afatin kalimtar të verës.

Ende nuk ka pasur ndonjë kontakt zyrtar mes skuadrës së Premierligës dhe skuadrës së Bundesligës.

Megjithatë, Sky Sport Gjermani raporton se drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic, u takua me agjentin e Mane në fundjavë.

Ylli i Liverpool-it është nën kontratë në Angli deri në qershor 2023, por diskutimet për një zgjatje tw saj nuk kanë shkuar shumë mirë, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.

Mendohet se sulmuesi senegalez është i pakënaqur që bisedimet për kontratën e Mohamed Salah kanë qenë prioriteti i klubit.

Siç ka qenë rasti për pjesën më të madhe të skuadrës së Liverpool-it gjatë qëndrimit të Jurgen Klopp, Mane ka qenë i lidhur me largime në të kaluarën.

Real Madridi ishte shumë i interesuar për lojtarin në vitin 2019, por ai më pas nënshkroi një marrëveshje të re me Liverpool.