Bayerni në një moment të vështirë, Tuchel: Nuk kemi energji, nuk e di pse

Trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel ka folur pas humbjes së fundit ndaj Mainzit.
Skuadra e Mainz e mposhti Bayernin me rezultat 3:1, kështu duke e thelluar më shumë krizën e Tuchel, i cili së fundmi përjetoi eliminimin nga Kupa e Gjermanisë dhe e Ligës së Kampionëve, raporton lajmi.net.

Se janë në një moment të vështirë ka pranuar edhe vetë trajnerit, duke thënë që nuk kanë energji dhe nuk e dinë arsyen.

“Ne nuk kemi energji, unë nuk e di pse. Është tejet e vështirë. Skuadra duket se veçse ka luajtur 70 ndeshje këtë sezon. Ne nuk jemi zgjuar, jemi të lodhur”, tha Tuchel.

Kujtojmë që nga Liga e Kampionëve u eliminuan nga Man City, pas humbjes 4:1 në të dy ndeshjet.