Bayerni i futet garës për Nkunkun

Leipzig's French midfielder Christopher Nkunku celebrates scoring the opening goal during the German first division Bundesliga football match between RB Leipzig and FC Cologne in Leipzig, eastern Germany on February 11, 2022. - DFL REGULATIONS PROHIBIT ANY USE OF PHOTOGRAPHS AS IMAGE SEQUENCES AND/OR QUASI-VIDEO (Photo by Ronny Hartmann / AFP) / DFL REGULATIONS PROHIBIT ANY USE OF PHOTOGRAPHS AS IMAGE SEQUENCES AND/OR QUASI-VIDEO (Photo by RONNY HARTMANN/AFP via Getty Images)

Bayern Munich së fundmi i është futur garës për sulmuesin e Leipzig, Christopher Nkunku.

Nkunku po kalon në një sezon fenomenal në Bundesligë dhe kjo ka bërë që shumë ekipe të shkojnë pas tij.

Siç raportojnë lajmet në Gjermani edhe Bayern Munich i është futur garës për transferimin e francezit në ‘Allianz Arena’.

Përveç gjigantit gjerman në garë për të janë edhe shumë ekipe të mëdha evropiane.

Në 34 ndeshje sa ka pasur gjithsej në Bundesligë, ai ka shënuar 20 gola dhe regjistruar 15 asistime.

Lojtari ka kontratë me Leipzig deri në vitin 2024 dhe mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i tij lidhur me të ardhmen e tij.