Bayerni dënon Neuer pas deklaratës së tij të fundit, e gjobitë me 1.6 milionë euro

Bayern Munich ka dënuar portierin e tyre, Manuel Neuer.
Trajneri i klubit, Julian Naglesmann ka shkarkuar nga detyra trajnerin e portierëve, Toni Tapalovic.

Pas këtij vendimi kishte reaguar gardiani gjerman, duke e dënuar ashpër një gjë të tillë, transmeton lajmi.net.

“Ishte një goditje e tmerrshme për mua. Për shkarkimin e tij u informova nga zyrtarët e klubit. Erdhi nga hiçi. Ishte gjithashtu një surprizë për Tonin. Nuk e kuptova se çfarë po ndodhte. Më goditi fort. Ishte gjëja më brutale që kam përjetuar në karrierë. Është sikur dikush të më rrëmben zemrën”, ishte shprehur Neuer për ‘The Athletic’.

Drejtuesit e klubit kanë vendosur të dënojnë portierin pas asaj deklarate.

Sipas raportimit të ‘Bild’, klubi po mendon ta gjobisë me një pagë mujore, e cila do të ishte e barabartë me 1.6 milionë euro.