Bayern Munich nuk ka interesim për Emiliano Martinezin, pavarësisht raportimeve

Bayern Munich është duke e kërkuar një portier për shkak të lëndimin që mori Manuel Neuer, e i cili mund ta lërë jashtë gjermanin deri në fund të sezonit.
Në mënyrë që të mbulohet sadopak mungesa e Neuer, bavarezët kanë filluar tentativat për ta sjellë në “Allianz Arena” një portier të kalibrit të tillë, transmeton lajmi.net.

Ndër emrat e përfolur ishte edhe Emiliano Martinez, mirëpo ky raportim është demantuar shpejt nga klubi.

Alexander Nübel dhe Yann Sommer janë dy opsionet e Bayernit për të zëvendësuar Manuel Neuer. Martinez pritet të qëndrojë në Aston Villa.