Bayern Munich kthehet te fitorja, mposht bindshëm Union Berlinin

Bayern Munich është kthyer te fitorja, duke e mposhtur Union Berlinin me rezultat 4-0 në kuadër të javës së 27-të.

Bavarezët vinin në këtë ndeshje pas dy barazimeve, dhe fitorja ishte e rëndësishme për ta.

Ndeshja nisi shumë mirë për ta, pasi arritën të shënonin në minutën e 16-të me Kingsley Coman.

 

Union Berlin kishte dy raste të barazonte, por nuk ia arriti.

Në minutën e 25-të, Tanguy Nianzou u gjend më së miri në zonë për të shënuar për 2-0.

 

Pa u mbyllur pjesa e parë, Robert Lewandowski shënoi për 3-0 nga penalltia, duke e mbyllur dilemën e fituesit.

 

Me të filluar pjesa e dytë, polaku shënoi edhe njëherë për 4-0, që doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes.

 

Deri në fund nuk kishte më gola dhe ndeshja u mbyll me fitoren e bavarezëve që tani kanë 63 pikë, shtatë më shumë se Borussia Dortmund.