Bayern Munich interesohet për Emiliano Martinez

Bayern Munich ka shfaqur interes për portierin e Aston Villas, Emiliano Martinez.
Argjentinasi po vijon të shkëlqejë, si me klub, po ashtu edhe me kombëtar, transmeton lajmi.net.

Bavarezët janë duke tentuar që sa më shpejt ta zgjidhin problemin në portë, pas lëndimit të Manuel Neuer i cili pritet të mungojë gjatë.

Mbetet të shihet nëse argjentinasi do të tundohet nga oferta e gjigandëve gjermanë.