Bayern Munich befason të gjithë – nis bisedimet me trajnerin e Ligës Premier ekipi i të cilit ra nga elita

Trajneri i Burnleyt, Vincent Kompany, ka mbajtur bisedime për një kalim befasues tek Bayern Munich, të cilët janë duke hasur në vështirësi për të gjetur një trajner të ri.

Pasi u refuzuan nga disa kandidatë të profilit të lartë muajin e kaluar, duke përfshirë Xabi Alonson, Julian Nagelsmann dhe Ralf Rangnick, gjiganti gjerman ka kthyer vëmendjen tek futbolli anglez.

Kompany dështoi ta udhëheqë Burnleyn drejt zonës së shpëtimit këtë sezon në Ligën Premier, pasi paraprakisht fitoi 101 pikë për t’u promovuar nga Championshipi në 2023.

Legjenda e Manchester Cityt më herët ka drejtuar Anderlechtin, aty ku i kishte dhënë fund karrierës si futbollist profesionist.

Stili i lojës së Kompany është ajo që i ka impresionuar drejtorët e Bayernit, e po ashtu lart në listë qëndron edhe trajneri i Brentfordit, Thomas Frank.

Danezi arriti që ta mbajë Brentfordin pjesë të Ligës Premier për të tretin sezon rresht, përkundër faktit që lojtarët e tij më të mirë ishin të lënduar për pjesën e konsiderueshme të kampionatit.

Burnley në anën tjetër, ka fituar vetëm pesë nga 38 ndeshje të luajtura në Ligën Premier këtë sezon, por kjo nuk e ka shqetësuar Bayernin sipas Sky Germany.

Gjiganti bavarez janë të etur për të konfirmuar sa më shpejt që të jetë e mundur trajnerin e tyre të ri pas largimit të Thomas Tuchel, me të cilin Bayerni i konsideroi rrugët e ndara që prej muajit shkurt.