Bay bay President!

Gjykata Speciale sot e ka afatin e fundit për ta konfirmuar ose të kundërtën aktakuzën kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kreut të PDK-së, Kadri Veselit.

Mirëpo, edhe pse akoma nuk është bërë publike, ish eprori i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se tashmë 100% e ka të konfirmuar aktakuzën Thaçi.

Sipas tij, tash vetëm pritet dorëheqja e Presidentit.

Madje Miftari tashmë e quan ish-president Hashim Thaçin.

Postimi i Naim Miftarit në Facebook:

Bay bay Komandant miiloneri

100% e konfirmuar tani kur po del ish-president me na majt pak ligjerata patriotike e me dhanë dorëheqje.

Dorëheqjen e ke të garantuar edhe mos me tu pas konfirmua aktakuza fare që shumë kujt edhe vet që 20 vite rresht jau ke përgaditë akuza të ngjashme sidomos dostav tu!