Bastisje në Veles, kapet drogë

Nëpunësit policorë nga SPB Veles dje në periudhën nga ora 12:10 deri në orën 17:50, në rrugën “Hristo Tatatrçev” dhe “11 Tetori”, i kanë privuar nga liria T.B.(36). B.P. (36) dhe T.J. (36) nga Velesi.

“Në shtëpitë e T.B. dhe B.P., është kryer bastisur me urdhër gjyqësor. Me këtë rast, në shtëpinë e T.B. janë gjetur dhe marrë tre pako me marijuanë dhe një peshore digjitale, ndërsa në shtëpinë e B.P. është gjetur dhe marrë një qese me marijuanë. Ndërsa, gjatë kontrollit tek T.Xh. është gjetur dhe marrë një pako me marijuanë”, informojnë nga MPB-ja. Personat janë arrestuar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.