Qytetarët vazhdojnë të presin në radhë para degës së Alta Bankës në Manastir, pas vendosjes së kufizimit për tërheqjen e parave të gatshme në maksimum 10.000 denarë në javë.
Masa u vendos pas ndërhyrjes së Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, më 1 nëntor.
Mes qytetarëve që presin para bankës ka edhe pensionistë, të cilët shprehin pakënaqësi pasi nuk mund t’i tërheqin të plota pensionet e tyre për shkak të kufizimit të vendosur.
Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim te klientët që kanë nevojë për qasje në kursimet dhe të ardhurat e tyre.
Ende nuk ka informacione se për sa kohë do të mbetet në fuqi kufizimi prej 10.000 denarësh në javë.





