Bastisje në Shkup, policia gjen substanca narkotike (VIDEO)

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar 31-vjeçarin P.K. nga Shkupi, pasi i njëjti është kapur me kokainë, përcjell TV21.

“Gjatë kontrolleve në dy lokacione që ai i përdor, të kryera me vendim gjykate, u gjetën dhe sekuestruan rreth 400 gramë kokainë, tableta dhe një peshore dixhitale. P.K. është ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.