Bastisje në Shkup, 35-vjeçarit i gjendet një pushkë automatike “Scorpion” dhe armë të tjera

MPB njofton se policia gjatë ditës së sotme ka realizuar bastisje në lokalet në pronësi të 25-vjeçarit A.P. nga Shkupi, me urdhër gjykate, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se tek i njëjti janë gjetur armë dhe municione.

“Sot (18.05.2023), zyrtarët policorë të Njësisë për Tregti të paligjshme pranë SPB-Shkup kanë privuar nga liria A.P.(35) nga Shkupi. Gjatë kontrollit në lokalet e tij në dy lokacione në Shkup, të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe sekuestruar municion, një pushkë automatike “Scorpion”, një pistoletë e markës dhe kalibrit të panjohur dhe dy pushkë gjuetie.
Personi u ndalua në stacion të policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës kundër tij”, thonë nga MPB.