Bastisje në Manastir, ndalohet një 23-vjeçar

Sot (25.04.2023), policia për çështje kriminale në kuadër të SPB Manastir kanë ndaluar A.J.(23) nga Manastiri, njoftojnë nga MPB.

Gjatë bastisjes me urdhër të gjykatës në shtëpinë e tij në Manastir, janë zbuluar dhe konfiskuar marihuanë dhe dy peshore digjitale.

Personi është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngirtet kallëzim përkatës.