Bastisje në Kumanovë, policia gjen plumba dhe substanca narkotike

Një 40-vjeçar nga Kumanova është arrestuar pasi policia gjatë bastisjes në shtëpinë e tij ka gjetur 15 plumba, marihuanë dhe vaj hashashi, përcjell TV21.

“Me datë 15.01.2024 në ora 01:25 në Kumanovë, zyrtarë policorë nga SPB-Kumanovë kanë privuar nga liria A.T.(40) nga Kumanova. Gjatë kontrollit të kryer me vendim gjykate në shtëpinë e tij, iu gjetën 15 plumba, marihuanë dhe vaj hashashi. A.T. është ndaluar në stacion të policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.