Lokacionet e kontrolluara ndodhen në qytetin e Gjilanit, në të cilat janë gjetur dhe sekuestruar: “Dy LAP TOPA te markës HP, dy TV plazma njeri i markës: ARIELL dhe tjetri FINLUX, dy shtypës i tiketave për lojëra te fatit, një DVR ALHUA dhe katër telefon IPHONE 13 PRO, dhe t re telefona SAMSUNG në të cilin dyshohet se është i instaluar programi për lojëra të fatit ON-LINE. Para të gatshme në vlerë prej:1030 euro (një mijë e tridhjetë euro), një monitor i kompjuterit i llojit ,,HP’’ dhe një shtëpize e kompjuterit e llojit ,,HP’’”, njofton policia, transmeton Express.
“Me urdhër te prokurorit te shtetit për krime të përgjithshme në Gjilan iniciohet rast i klasifikuar Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm për katër raste veç e veç të cilat trajtohen në procedurë të rregullte në Prokurorinë Themeleore”, thuhet tutje në njoftimin e prokurorisë.