Basti interesant i Modric me një tifoz të Realit – nëse shënon në finale të Champions League do ta bëjë festimin e tij

BARCELONA, SPAIN - DECEMBER 03: Luka Modric of Real Madrid CF looks on during the La Liga match between FC Barcelona and Real Madrid CF at Camp Nou stadium on December 3, 2016 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Luka Modric e ka vënë një bast interesant me një tifoz të Real Madridit.

Teksa po bisedonte me disa fansa të rinj në moshë, njëri prej tyre e befasoi kroatin, duke i kërkuar atij që ta bënte festimin e tij në rast se do të shënonte në finalen e Champions League ndaj Liverpoolit.

Ky propozim iu duk interesant mefushorit i cili pranoi pa hezitim një marrëveshje të tillë.

Mbetet të shihet se cili do të jetë epilogu i ndeshjes së 28 majit, datë kjo e cila duket se do ta gjejë kroatin me një motivim shtesë për të shkëlqyer.