Basketbollisti amerikan e pranoi vrasjen e vajzës, e mbyti me kabllo në makinë

Basketbollisti Chance Comanche, i cili kishte luajtur për Portland Trail Blazers, u rrëfye para gjykatës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku përpara gjyqtarit e pranoi vrasjen e një femre, e cila quhet Maryana Rodgers.

Trupi i pajetë i 23 vjeçares u gjet në shkretëtirën e Nevadas dhe ajo ishte parë për herë të fundit në Las Vegas me Comanche dhe të dashurën e tij, Sakari Harnden, e cila është gjithashtu e dyshuar.

Ish-basketbollisti i NBA-së i ka thënë FBI-së se e kishte takuar të dashurën e tij, Sakari një vit e gjysmë më parë dhe se ajo e kishte një histori me probleme me të pafatën Rodgers, shkruajnë mediat amerikane.

Ata po e planifikonin vrasjen që nga muaji nëntor, ndërsa 27 vjeçari e pranoi se e kishte mbytur viktimën në veturë me një kabllo HDMI për 10 sekonda derisa ajo pushoi të merrte frymë, ndërsa e dashura e tij “e ndihmoi” me duart e saj.

Pasi e kryen krimin, ata hipën në veturën e tyre dhe e kërkuan një vend ku do të mundë ta linin kufomën dhe në fund e hoqën qafe atë në shkretëtirë dhe i fshinë gjurmët e ADN-së.

U zbulua po ashtu se Chance dhe Sakari ishin përpjekur që ta bindnin një person të tretë për ta kryer vrasjen në fillim të dhjetorit, ndërsa “Tre” ishte emri që ishte përmendur në tekst-mesazhe.

Atij i ishin ofruar 3 mijë dollarë për ta kryer krimin, por “Tre” nuk ishte i interesuar.

Pasi plani dështoi, basketbollisti vendosi që ta kryejë vetë krimin dhe Harnden e planifikoi vendndodhjen se ku do të kryhej krimi.

Është e qartë se të dy të akuzuarit do të përfundojnë shumë gjatë në burg dhe se karriera e Comanches si basketbollist ka marrë fund këtu.