Bashkim Jashari takohet me Komandantin e Kontingjentit Turk në Kosovë, zotohen për bashkëpunim

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim Komandantin e Kontingjentit Turk në Kosovë, kolonel Fatih Cansir.

Në takim bëhet e ditur se u bisedua për bashkëpunim të mëtejshëm ndërmjet forcave të të dy vendeve, transmeton Klankosova.tv.

“Me këtë rast, Gjeneral Jashari e falënderoi kolonelin Cansir për kontributin e kontingjentit turk në shërbim të sigurisë së vendit si dhe mbështetjen në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së. Nga ana e tij, kolonel Cansir uroi Gjeneral Jashari për marrjen e detyrës së re, në krye të FSK-së, duke shprehur gatishmërinë e plotë për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit.” thuhet në një postim në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.

Tutje shpjegohet se të dy u pajtuan që intensifikimi i bashkëpunimit në mes forcave të të dy vendeve partnere është interes i përbashkët, si dhe në funksion të sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë.