Bashkëpunimi ekonomiko-tregtar zgjerohet gjithnjë e më shumë

Të dhënat e fundit të publikuara nga Administrata e Përgjithshme e Doganave e Kinës tregojnë se në vitin 2021, vëllimi i tregtisë dypalëshe ndërmjet Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore ishte 124 miliardë e 20 milionë dollarë amerikanë, duke u rritur 29.7 % në krahasim me vitin 2020.

Vëllimi i tregtisë dypalëshe të produkteve bujqësore arriti në 1.57 miliardë dollarë amerikanë, me një rritje prej 13.9 %. Kina importoi 790 milionë dollarë produkte bujqësore nga vendet e EQL-së, 23.1 % më shumë krahasuar me vitin 2020.

Samiti i liderëve Kinë-EQL, i mbajtur në fillim të vitit 2021, parashtroi objektivin që “të dyfishohen importet bujqësore të Kinës nga vendet e EQL-së në pesë vjetët e ardhshëm dhe të rritet vëllimi i tregtisë bujqësore dypalëshe me 50 %”.

Per të nxitur bashkëpunimin me leverdi të ndërsjellë, Kina dhe vendet e EQL-së mbajnë rregullisht ekspozita, mbledhje ministrore për promovimin e ekonomisë dhe tregtisë, panaire bashkëpunimi në fushën e investimeve dhe veprimtari të tjera. Gjatë shpërthimit të epidemisë së COVID-19, Kina dhe vendet e EQL-së zhvilluan së bashku një ekspozitë në internet të produkteve karakteristike bujqësore, për të shfrytëzuar potencialin e bashkëpunimit dypalësh në nivele të shumta dhe në një gamë të gjerë fushash.

Thelbi i mekanizmit të bashkëpunimit Kinë-Vendet e EQL-së është leverdia e ndërsjellë dhe përfitimet e përbashkëta. Në dhjetë vjetët e fundit, bashkëpunimi ekonomiko-tregtar ndërmjet Kinës dhe vendeve të EQL-së është bërë më i ngushtë dhe ritmi i rritjes së tregtisë dypalëshe është mesatarisht 8 %, dy herë më shumë se rritja e tregtisë ndërmjet Kinës e BE-së.