Bashkëpunim me ndonjë këngëtare serbe, Gold Ag: Nuk ndodh ajo punë

Gold Ag, njihet për patriotizmin e tij, të cilin e shpreh edhe nëpër këngët e tij.
Sot, reperi ishte i ftuar në programin “ABC-ja mëngjesit”, shkruan lajmi.net.

Ai ka folur për ardhjen e djalit të dytë, të cilin e ka pagëzuar me emrin e veçantë, Front.

Por përtej kësaj, reperi ka folur edhe për karrierën e tij muzikore, dhe për projektin e tij të fundit në bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Shyhrete Behluli.

Gold Ag, u pyet nga moderatori se përse zgjedh pikërisht këngëtaret më në zë të muzikës në Kosovë, reperi u shpreh se është rritur me muzikën e tyre dhe se që i vogël e ka pëlqyer muzikën që ato bëjnë.

E teksa u pyet nëse do të bashkëpunonte ndonjëherë me këngëtare të huaj e veçanërisht serbe, Gold Ag kishte përgjigje të prerë.

“Ma kanë bërë shpesh këtë pyetje, por jo. Nuk ndodh ajo punë.”, tha ai.