Bashkëjeton me një të mitur, arrestohet nga policia

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi i njëjti ka bashkëjetuar me një të mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka bashkëjetuar me viktimën femër kosovare (e mitur). Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovë.