Barelona ‘tallet’ me Ronaldon dhe Juventusin pas fitores në Torino

‘Katalanët’ ia dolën të fitojnë 0-2 në shtëpinë e Juventusit, të cilët në këtë ndeshje patën mungesën e madhe, Cristiano Ronaldon.

Golat e Ousmane Dembele dhe Lionel Messi sollën fitoren e Barcelonës në këtë derbi.

Pas ndeshjes, Barcelona është tallur me Juventusin dhe Ronaldon, teksa i referohen Lionel Messit si më të mirit të të gjitha kohërave.

“Ne jemi të kënaqur që keni pasur mundësinë të shihni më të mirën e gjitha kohërave në fushën tuaj Juventus”, shkruhej në një postim të Barcelonës në Twitter.