Barca u ‘tall’ me Juventusin, ‘Bianconerët’ i përgjigjën

Golat e Ousmane Dembele dhe Lionel Messit i sollën tre pikë Barcelonës ndaj rivalit kryesor në grup.

Pas ndeshjes, Barcelona ‘provokoi’ Juventusin dhe Ronaldon, duke thënë se ‘Bianconerët’ patën mundësi të shohin në fushën e tyre lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave, duke iu referuar Lionel Messit.

“Ne jemi të kënaqur që keni pasur mundësinë të shihni më të mirën e gjitha kohërave në fushën tuaj Juventus”, shkruhej në një postim të Barcelonës në Twitter.

Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur reagimi i Juventusit, të cilët i dhanë një paralajmërim katalanëve.

“Ju ndoshta e keni parë atë në fjalorin e gabuar. Ne do t’ju sjellim të duhurin në ‘Camp Nou’, thuhej në reagimin e Juventus.

Kujtojmë se Cristiano Ronaldo nuk u paraqit në ndeshjen e mbrëmshme, pasi është i infektuar nga COVID-19.