Katalanët kanë arritur marrëveshje me Ferran Torres të Manchester City dhe tashmë janë duke menduar edhe për mbrojtjen.
Nga emrat e fundit që përmendet në listën e dëshirave është ai i Aymeric Laporte që po ashtu luan me City, përcjell lajmi.net.
The Sun shkruan se spanjolli mund të ndjekë hapat e Torres dhe të kalojë në ‘Camp Nou’.
Laporte ka humbur pozitën e tij të titullarit në qendër të mbrojtjes, ku luajnë John Stones dhe Ruben Dias.
Mbetet të shihet nëse Barca do të arrijë një marrëveshje të dytë me Man City në këtë merkato.
Cesar Azpilicueta e Andreas Christensen janë dy emra tjerë të përmendur për mbrojtjen.