Barcelona vazhdon të besojë në projektin e Superligës Evropiane

Momentalisht, shtatë klube kanë konfirmuar largimin nga Superliga Evropiane, por Barcelona nuk mendon të largohet nga ‘anija’.

Barcelona vazhdon të jetë besnike drejt Superligës Evropiane.

Sipas Mundo Deportivo, klubet spanjolle nuk duan të largohen nga gara ku do bëhen të pasura, pavarësisht largimeve të shumta.

Dje, gjashtë klubet angleze (Chelsea, Tottenham, Manchester City, Manchester United, Arsenal dhe Liverpool) se bashku me Interin u larguan shkaku i presionit të madh.

Mediat italiane thonë se edhe AC Milan në orët në vijim do konfirmoi largimin.

Edhe pse Gerard Pique dje tha se mbështet tifozët, bordi i Barcelonës vazhdon të mendojë se Superliga është ide e mirë, në dy aspektet, sportive dhe ekonomike.

Nga ana tjetër, Superliga është suspenduar dhe do rindërtohet projekti.