Barcelona synon tri transferime të mëdha në verë – kjo është lista e lojtarëve që ata duan

Sipas Mundo Deportivo, Barcelona synon të realizojë të paktën tre transferime gjatë merkatos së verës.

Objektivi kryesor për repartin ofensiv mbetet sulmuesi i Atletico Madrid, Julian Alvarez, i cili shihet si pasardhësi ideal i Robert Lewandowski.

Megjithatë, transferimi i tij konsiderohet shumë i vështirë për shkak të qëndrimit të klubit madrilen dhe çmimit të lartë.

Në mbrojtje, katalanasit po shtyjnë fort për afrimin e qendërmbrojtësit të Inter, Alessandro Bastoni, si pjesë e planit për të forcuar repartin defensiv.

Sa i përket krahut të majtë të sulmit, Barcelona ka nisur të eksplorojë alternativa të reja në treg, për shkak të pasigurive rreth një transferimi të përhershëm të Marcus Rashford.

Një emër që pëlqehet shumë nga drejtuesit blaugrana është Victor Munoz i Osasunas. Megjithatë, pengesë mbetet fakti që Real Madrid zotëron 50% të të drejtave ekonomike të lojtarit dhe ka të drejtën e refuzimit të parë. Sidoqoftë, marrëveshja konsiderohet e mundshme.