Barcelona thuhet se synon të blindojë mbrojtësin Ronald Araujo me një kontratë afatgjatë, por edhe një klauzolë të arsyeshme largimi.
Sipas Mundo Deportivo, Barcelona po përgatitet të zgjasë kontratën e Araujos, e cila aktualisht zgjat deri në vitin 2026. Krahas rritjes së pagës, klubi katalunas synon të vazhdojë kontratën e tij deri në vitin 2030.
Marrëveshja e propozuar përfshin një klauzolë unike largimi. Kjo do të lejonte Araujon të largohej verën e ardhshme nëse disa kushte nuk plotësohen, siç është mungesa e kohës së rregullt të lojës.